Grabitjet me arme, makthi i korcareve
Korce- Grabitjet me arme, te ndodhura dy muajt e fundit ne qytetin e Korces, tashme jane kthyer ne nje fenomen shqetesues si per komunitetin, ashtu edhe per policine. Grabitesit kane guxuar jo vetem te kryejne vjedhjet e dhunshme ne mes te dites dhe ne mes te qytetit, por nuk kane ngurruar te ngrene armen edhe ndaj personave, qe u kane bere rezistence. Grabitjet e pazakonta, qe vetem ne muajin e fundit jane 6 te tilla, mbajne per autore persona me precedente te meparshem penale dhe pjesa me e madhe e te ndaluarve figurojne ne listat e policise si perdorues te substancave narkotike. Ndersa specialistet e krimeve, thone se ky lloj krimi po behet gjithmone e me teper i sofistikuar, pasi autoret kane arritur te zhdukin edhe gjurmet ne vendin e ngjarjes. E ndodhur perpara kesaj situate, Policia e Korces me urdher te drejtorit te ri Bernard Caushaj, ka ngritur nje grup hetimi me specialistet me te mire te krimeve te kesaj natyre. Qe prej diteve te para te marrjes se detyres, kryepolicit te qarkut i eshte dashur te perballet me nje vale grabitjesh te armatosura, te cilat kane qene te zakonshme ne qarqet e tjera qe ai ka drejtuar me pare, si Fieri dhe Berati, por qe per Korcen konsiderohen te pazakonta. "Grabitjet jane te evidentuara, me 12 te arrestuar dhe vetem nje prej tyre nuk ka te ndaluar, por autoret jane identifikuar", tha Caushaj per "KJ".
Grabitjet
Qytetaret e Korces, te cilet kishin degjuar vetem per vjedhje te rendomta banesash te emigranteve, muajin e fundit u bene deshmitare te grabitjeve spektakolare dhe te mireorganizuara, te para vetem ne filmat "aksion". Ngjarja qe ka bere me teper buje ka qene grabitja e filialit te "Uestern Union", ne mes te dites dhe ne qender te qytetit te Korces, ku dy grabites te maskuar dhe te armatosur me pistolete me selenciator, kane vjedhur plot 7 mije euro. Gjithashtu gjate perleshjesh me grabitesit, ka mbetur i plagosur me arme zjarri edhe punonjesi i ketij filiali. Kane kaluar disa dite dhe policia nuk ka asnje te ndaluar. Megjithekete policia premton se eshte shume prane emrit te autoreve te dyshuar per kete ngjarje. Nderkohe jane pese grabitje te tjera te armatosura, per te cilat jane vendosur ne pranga 12 persona dhe jane gjetur si prova maska, arme, municion dhe arme te ftohta. Madje grabitja me e fundit me pasoje plagosjen, ka ndodhur rreth mesnates se marte ne qytezen e Maliqit, ku nje person u sulmua me thika nga dy te rinj te arrestuar dhe iu moren 500 euro.
Kryepolici
Kreu i bluve te Qarkut te Korces, Bernard Caushaj, i ardhur ne kete detyre vetem disa jave me pare, ka pasvetes nje pervoje dhe eksperience nga qarqet e Fierit dhe Beratit, ku ngjarje te tilla ishin me te shpeshta. "Sapo kam marre detyren jam informuar se kohet e fundit ka pasur nje rritje te konsiderueshme te vepres penale te vjedhjes se prones, por vleresoj si shqetesuese disa grabitje te ndodhura njera pas tjetres dhe qe per qytetin e Korces kane qene ngjarje te pazakonta",-tha kryepolici. Ai vleresoi punen e bere per zbulimin dhe goditjen e kontingjenteve kriminale, pavaresisht se kane qene te mireorganizuar ne fshehjen e provave apo te sofistikuar. I tille ka qene rasti i grabitjes se nje lotarie sportive, ku autoret, tashme te arrestuar, pas grabitjes kishin bere te gjitha perpjekjet per te prishur gjurmet e krimit, duke djegur rrobat. "Te arrestuarit njiheshin si kontingjente kriminale dhe perdorues te lendeve narkotike", theksoi Caushaj.