Tirane, nis vaksinim i gupeve me risk
Poliklinikat e Tiranes jane kane filluar vaksinimin kunder virusit pandemik, te grupeve ne risk. Qe ne oret e para te dites, Drejtoria e Shendetit Publik ka pajisur poliklinikat me numrin e vaksinave perkatese. Sipas mjekes infeksioniste ne Polikliniken NR. 9, interesi per aplikimin e vaksines eshte teper i madh. Grupet e para qe po vaksinohen ne poliklinikat e lagjeve jane femijet nga 1 deri ne 5 vjec dhe personat nga 5 deri ne 24 vjec te cilet vuajne nga semundje kronike. Por, ka edhe nje pjese e qytetareve te cilet jane skeptike nese duhet ta kryejne ose jo kete vaksine. Ata shprehin dyshime per vaksinen e sapoardhur, madje disa prej tyre shprehen se nuk do ta bejne, per shkak te efekteve anesore qe ajo mund te sjelle. Por ka dhe nga ata te cilet thone se do te presin, rekomandimet e mjekeve per ta injektuar. Dy dite me pare, vaksina ndaj virusit H1N1, e ardhur nga Hungaria, u injektua tek personeli shendetesor i spitalit infektiv ne QSUT. Jane rreth 10 mije doza vaksine te cilat do te shperndahen ne repartet infektive, por dhe ne qendrat shendetesore te Tiranes. Te 10 mije dozat e para qe kane mberritur ne vend te premten e kaluar, do te injektohen tek personat qe kane komplikacione shendetesore, grate shtatzena dhe femijet deri ne moshen 5 vjec. Por autoritetet e shendetesise, thone se vaksina nuk do te jete me detyrim. Ministria e Shendetesise u ben apel qytetareve qe jane pjese e ketyre kategorive te rriskuara dhe prinderve te vaksinojne femijet e tyre, sepse vaksina nuk ka efekte te medha anesore. Nderkohe qe ne ditet ne vijim pritet nje kontingjent tjeter i vaksines.
Rastet e vdekjeve nga H1N1
I pari qe vdiq ishte nje 53-vjecar nga Durresi qe vuante edhe nga tumori.
I dyti qe vdiq ishte nje grua 47-vjecare nga Shkodra, me semundje kronike.
I treti qe humbi jeten nga gripi i derrit ishte po nje burre 53 vjec nga Shkodra.
I katerti qe vdiq ishte nje i ri 32-vjecar nga Vlora, i cili ishte emigrant ne Itali.
I pesti qe humbi jeten nga H1N1 ishte 18-vjecarja shtatzene.
I gjashti qe vdiq nga ky virus ishte nje grua 52-vjecare nga Kukesi me tuberkuloz.
I shtati rast u shenua dje, nje 25-vjecar tetraplegjik nga qyteti i Korces.