Grabovci: AAK-ja nuk duhet ta kërkojë kryeministrin

Posti i kryeministrit, si duket do ta vendos fatin e koalicionit ndërmjet PDK-së dhe AAK-së. Kohëve të fundit zyrtarë të AAK-së janë shprehur të gatshëm që të jenë pjesë e qeverisë me kryeministër Ramush Haradinajn.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në një prononcim për “Tribuna Shqiptare”, ka thënë se nuk dëshiron të besojë se kushti i AAK-së për të hyrë në koalicion me PDK-në, është që posti i kryeministrit t’i takojë kësaj partie.
Nga ana tjetër, anëtari i kryesisë së AAK-së, Bumim Ramadani ka thënë se kjo parti është për rrëzimin e kësaj qeveri e jo futjen në koalicion me të.