Grabovci: E kemi kryeministrin
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka thënë se në parim kanë mbështetur bashkëpunimin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, por ai ka theksuar se vendi e ka kryeministrin dhe nuk pret që AAK-ja ta kushtëzojë koalicionin e mundshëm, shkruan "Kosova Sot".
Në këtë mënyrë duket se ende nuk është gjetur ndonjë formulë për ndarjen e posteve për koalicionin e mundshëm PDK-AAK.
Ndërkohë zyrtarë të AAK-së kanë theksuar se koalicioni do të mund të ndodhte vetëm nëse Ramush Haradinaj do të ishte kryeministër.