Haradinaj: Kryeministër para dhe pas zgjedhjeve

(E plotësuar) “Unë synoj të bëhem kryeministër, para zgjedhjeve. Deri në zgjedhje do të mund të bëhej shumë punë që trendet të jenë më të mira, qeverisja të jetë më kualitative, por edhe ta ndihmoj për një proces zgjedhor më kualitativ” ka thënë Haradinaj për Zërin e Amerikës.
Është një investim që do të bëhet tash që do të pasojë me para zgjedhjeve edhe pas zgjedhjeve
...
Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka rrëfyer në “A Show” emocionet e lirimit të tij nga gjykata e Hagës.
“Nuk është se mu drodhën këmbët, por ke një lloj rrëqethje të caktuar,” thekson ai.
Haradinaj ka rrëfyer se tani po çmallet me njerëzit dhe tregon se është uruar nga shumica e politikanëve shqiptarë, transmeton tema.
“E para, unë kam traditë kur vizitoj Shqipërinë, t’i takoj çdoherë të gjithë. Kryeministri Berisha më telefonoi, më uroi e më ftoi me shkue. Kam përshëndetje edhe nga Rama dhe Topalli, Presidenti Nishani, të natyrave të ndryshme, ose kam folur, ose me sms. Meta ishte në familjen time, takoi babën dhe familjen. Këto janë një gjë e mirë. Ne në fund të fundit jemi shqiptarë. Me kryeministrin Berisha kemi krijuar një marrëdhënie, e cila është zhvillue, ka mbërritur në një nivel besimi dhe bashkëpunimi që është e mirë. Ai më bëri një nder të madh kur isha kryeministër në detyrë. Nënshkroi një marrëveshje mes dy partive, e cila në një mënyrë ishte respekt për mua dhe për atë që unë përfaqësoj”, rrëfen Haradinaj.
Përsa i përket bashkimit kombëtar ai është shprehur se: “Kjo nuk është një temë që flitet kur je në qejf apo kur je i mërzitur. Kjo është një temë me peshë tepër të madhe dhe kjo temë nuk mundet me u përfaqësue nga fjalët. Do të thotë që duhet të kemi kujdes”.
Ai ka shtuar se pretendimet e tij për të qenë kryeministër shpreson t’i realizojë sa më shpejt të jetë e mundur.
“Kjo është e vështirë. Do të punoj për t’u bërë sa më parë e sa më shpejt të jetë e mundur. Por mënyra për të marrë përgjegjësitë e vendit është një mënyrë me marrëveshje politike. Me një koalicion politik synoj të jem sërish në një periudhë sa më të afërt”, ka deklaruar Haradinaj./Indeksonline/