Grabovci: Gjermania mbështet tërësinë territoriale të Kosovës

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, gjatë vizitës zyrtare në Gjermani ka thënë se ka marrë premtime nga përfaqësuesit e Bundestagut gjerman se pas Uashingtonit, Berlini do të jetë garantuesi kryesor i zbatimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.
Ai tha se Gjermania mbështet tërësinë territoriale të Kosovës. Grabovci bëri me dije se Kosovën shumë shpejtë do ta vizitojë një delegacion nga Bundestagu gjerman./Indeksonline/