E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet të votohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes

Komisioni për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës pritet ta votojë sot dërgimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe të planit të zbatimit për këtë marrëveshje, për në Kyresinë e Kuvendit.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Arben Gashi, kërkoi që Komisioni t’i rekomandojë Kuvendit ratifikimin e Marrëveshjes, por jo edhe planit të zbatimit, pasi ky plan paraqet vetëm veprimet e qeverisë për zbatimin e marrëveshjes, kështu që është i panevojshëm të ratifikohet.

Sipas profesorit të negociimit ndërkombëtar në Universitetin e Parisit, Valon Murtezaj, në bazë të praktikave ndërkombëtare në Kuvend ratifikohen vetëm marrëveshjet, ndërsa aspektet tjera janë operative, mirëpo në rastin e Kosovës, edhe plani i zbatimit do të duhej të shkoj në Kuvend.

”Çdo palë serioze në momentin që e bënë marrëveshjen atëherë ajo marrëveshje shoqërohet me planin e zbatimit. Nuk është e thënë që çdo gjë të ratifikohet apo të shkohet në Kuvend, mirëpo për çështje të cilat janë shumë sensitive si në rastin në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë atehërë do të ishte mirë që nëse arrihet koncensus i mirëfilltë ku palët i besojnë njëra tjetrës, atëherë më mirë është që të shkohet me Kuvend, mirëpo krejt varet nga vendimi i atyre që e marrin vendimin”.

Sidoqoftë, dilemat rreth asaj se a duhet të ratifikohet marrëveshja dhe plani i zbatimit do të merret sot. Në rast se Komisioni i jep dritën jeshile këtij Projektligji, Kryesia e Kuvendit më pas nis edhe procedurën e shqyrtimit të tij në seancën plenare në leximin e parë dhe të dytë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›