E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballack, drejt Amerikës

E ardhmja e Michael Ballackut mund të jetë e lidhur me kampionatin amerikan të futbollit – MLS.

Sipas tabloidit gjerman Bild, mesfushori i Bayer Leverkusenit gjatë verës do të përfundojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 35 vjeçarit do t’i skadojë kontrata në qershor me ‘Farmaceutikët’, kështu që ai vështirë se do të qëndrojë më në Bundesliga.

Me gjasë ish futbollisti i Bayern Munichut dhe i Chelseas do ta provojë një aventurë në New York me ekipin Red Bulls, ku aktualisht luan një tjetër futbollist i njohur evropian, Thierry Henry.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›