E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama paralajmëron Korenë e Veriut

Paralajmërimet vijnë në kohën kur Koreja e Veriut po përgatitet që të lëshojë një raketë me rreze të gjatë veprimi, për të cilën Pheniani tha se do hedhë një satelit në orbitë.

Obama i bëri këto komente gjatë takimit me homologun koreanojugor Li Mjung-bak, para samitit botëror për sigurinë bërthamore.

Obama ka vizituar zonën e demilitarizuar që ndan dy Koretë.

Ai do të marrë pjesë në një samit ndërkombëtar mbi kërcënimet potenciale të terrorizmit nuklear dhe mënyrat se si të luftohet ai.

Më shumë se 50 udhëheqës botërorë pritet të marrin pjesë në samitin që i zhvillon punimet të hënën dhe të martën.
/Start/

                                                                                             2012-03-25 17:54
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›