Vëllai i Merahut akuzohet për përfshirje në vrasje

Lajmin e bën të ditur radioja “France Info”, e cila shton se Abdelkader Merah do të mbetet në paraburgim.
Policia e anti-terrorizmit në Francë ka marrë në pyetje të vëllanë e sulmuesit francez Muhamed Merah, për të përcaktuar nëse ai ka luajtur ndonjë rol në të shtënat vdekjeprurëse.
Muhamed Merah ka pranuar se i ka vrarë shtatë persona në sulme me armë, para se të vritej gjatë një rrethimi të policisë.
Vëllai i tij, Abdelkader, po fluturonte nga Parisi për në Tuluz kur është zënë dhe përcjellë në selinë e agjencisë së brendshme të intelgjencës (DCRI).
Raportohet se Abdelkader u ka thënë policëve që pas sulmeve ai është ndjerë “krenar” me të vëllanë.
Nëna e Merahut është liruar të premten, pa ndonjë akuzë.
Policia po përpiqet të gjejë nëse Muhamed Merah, 23-vjeçari francez me prejardhje algjeriane, ka vepruar i vetëm.
Merah, që e ka përshkruar veten si anëtar i Al Kaidës, ka kryer tre sulme, duke vrarë tre ushtarë, tre fëmijë dhe një mësues në një shkollë hebreje.
/Start/
2012-03-25 21:32