E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbretëresha Elizabeth II që 60 vjet në fron

Mbretëresha e Britanisë, Elizabeth II, shënon “Jubileun e Diamant”.

Në porosinë e lëshuar, ajo ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë 60 vjetëve të mbretërimit, ndërsa ka rikonfirmuar përkushtimin e saj për t’iu shërbyer britanikëve.

Mbretëresha Elizabeth ka marrë fronin pas vdekjes së babait të saj, Georgit VI, në shkurt të vitit 1952.

Ajo është mbretëresha që ka shërbyer më së shumti pas Mbretëreshës Viktoria, e cila ka mbajtur fronin për më shumë se 63 vjet.

Për të shënuar jubileun e Mbretëreshës Elizabeth, janë paraparë një varg aktivitetesh gjatë këtij viti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›