E Diel, 1 Nëntor 2026

Breivik i frymëzuar nga Milorad Ulemek “Legija”

Anders Behring Breivik, atentatori i sulmeve të 22 korrikut të vitit të kaluar në Norvegji, ku humbën jetën 77 persona, dyshohet të jetë frymëzuar nga Milorad Ulemek, i njohur ndryshe si Legija, ish-komandant i njësisë famëkeqe serbe ‘Beretat e Kuqe’.

Në seancën e dëgjimore, Breivik ka konfirmuar se në kryeqytetin e Liberisë, Monrovia, është takuar me “heroin serb të luftërave, i cili ka vrarë shumë myslimanë”.

Gjatë marrjes në pyetje ai ka thëne madje se organizata “Kalorësit Templar” së cilës i përket u themelua në vitin 2002, pas bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë.

Breivik, siç duket këtë luftëtarë anti-mysliman ka dashur ta rekrutoj për luftën e tij kundër të gjithë myslimanëve të Evropës.

Breivik, 32 vjeç, ka pranuar fajësinë për sulmin në ndërtesën e qeverisë norvegjeze, ku humbën jetën tetë persona, si dhe për të shtënat në ishullin Utoja, të cilat vranë 69 të rinj, korrikun e vitit të kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›