Gramoz Ruçi: Nuk kemi bojkotuar parlamentin
TIRANE- Kreu i grupit parlamentar, të PS-së, Gramoz uçi, deklaroi dje, se bojkoti ndaj parlamentit është një vendim i marrë në këtë situatë politike. Ai qartësoi, gjatë intervistës në “5 pyetjet nga Babaramo”, në NEWS 24 se PS-ja ka qenë dhe do të jetë pjesë e parlamentit. I pyetur në lidhje me ofertën e kreut të qeverisë, Berisha, Ruçi tha se s’ka asnjë ofertë të re dhe e cilësoi demagogji atë çfarë ka thënë kryeministri. Ai denoncoi se në listat e zgjedhësve më 8 maj kishte 11 mijë dublime.
Zoti Ruçi, ministrat e jashtëm të BE-së kërkuan që palët në Shqipëri të ulen në dialog. A jeni ju të gatshëm të uleni me PD?
Jo vetëm takimi i fundit i Luksemburgut, por ka kohë, ka gati 2 vjet që partnerët tanë e kanë parë me shumë shqetësim çështjen e krizës së tejzgjatur politike. Takimi i Luksemburgut nuk mund të neglizhonte këtë situatë dhe ishte e pritshme.
Pas 8 majit, Edi Rama ka dalë në dy konferenca për shtyp dhe i ka bërë apel kundërshtarit dhe e ka bërë publike që PS-ja, ka qenë, është dhe do të jetë e gatshme që në rrugë institucionale në mënyrë transparente të shikojë nga e ardhmja dhe rrugës së dialogut, por për çfarë. Nëse bëhet fjalë që ne të pranojnë që Shqipëria të bëjë gjasme sikur është në demokraci, opozita nuk mund ta bëjë këtë. Edi Rama, pas shpalljes së rezultatit i ka dhënë përgjigje pyetjes suaj që PS-ja është e gatshme të ulet në dialog; të dialogojë mbi bazën e principeve, mbi baza kushtetuese, të korrigjimit të shumë problemeve politike që Shqipëria po i vuan këto dy vjet.
Zoti Berisha u bëri ofertë ju si opozitë që keni të drejtë të bëni propozimet tuaja për emërime të disa drejtuesve të lartë..?
Nuk është tamam kështu. Nuk do ta merrja kaq seriozisht deklaratën e tij. Deklarata e kryeministrit ishte në momentin që Brukseli ishte mbledhur dhe më shumë ishte për të dhënë një përgjigje e për të zhvilluar një demagogji të radhës që ata nuk duan dhe unë jam i gatshëm të bëj atë, apo këtë. Këtë situatë të krijuar pas 8 majit, ku ai qe inspirues për atë që po ndodh, sigurisht që duhet të bëjë një kthesë dhe më shumë se të tërheqë atë që bëri, me deklaratën e tij, para se ta bënte KQZ-ja, që rezultati i Tiranës u lexua, u pa, që rezultati u bë publik në prezencë të partnerëve ndërkombëtarë, që Edi Rama fitoi zgjedhjet.
Ju keni deklaruar se janë vjedhur zgjedhjet, ka manipulime. Do t’i bëni publike ato?
Ja po bëj publike një nga këto: Ne para zgjedhjeve kemi thënë problemin e parë me listat e zgjedhësve dhe e kemi deklaruar këtë. Pastaj kemi vazhduar me kartat, me mosplotësimin e detyrimeve nga ana e drejtorisë së Gjendjes Civile. Kam këtu një listë me 8 mijë dublime në Tiranë. Familje të tëra janë regjistruar edhe në Paskuqan dhe në një apo dy njësi bashkiake në qytet.
Si keni arritur ta ngrini këtë padi dhe pse nuk ua keni dorëzuar organeve kompetente?
8 mijë dublime janë pak dhe ne jemi duke vazhduar. 3 mijë vijnë nga Paskuqani e rrethinat. Ne kemi tentuar dy vjet të merreshin listat e zgjedhësve dhe kundërshtari ynë politik nuk i dha. Ne kemi kërkuar të kontrollohen listat e zgjedhësve dhe ata votues që figurojnë dy herë si votues të përgjigjen para ligjit, edhe punonjësit po ashtu. Vërtetë ky shtet mund të manipulojë zgjedhjet, por do të ishte fatkeqësi që opozita t’i nënshtrohej.
Cila është përgjigjja juaj, ndaj ofertës së re të zotit Berisha?
Asnjë ofertë të re s’kishte zoti Berisha. Berisha e kujton se opozita do të bëjë ç’i thotë ai: hajdeni ju që unë të vazhdoj qeverisjen e mbrapshtë të vendit. Ne në parlament kemi qenë, do të jemi. Nuk kemi deklaruar bojkot ndaj parlamentit, bojkoti ka marrë fund që vitin që shkoi. Është një qëndrim i PS-së për këtë situatë të krijuar. Mos u shqetësoni për këtë, çështja është çfarë do të bëhet. Kujt t’i besojmë që parlamenti është i popullit, parlamenti është edhe i imi dhe vendin tim, mandatin tim nuk ma privon as Berisha dhe ushtrimin e mandatit nuk ma detyron ai. Me mandate të vjedhura nuk ka parlamentarizëm
Cila është zgjidhja?
Votimet mbaruan, Basha bëri këto që bëri, vodhi sa deshi, manipuloi sa deshi, por votat u numëruan, ai humbi. Ka vetëm një zgjidhje të bëhen nul këto veprime dhe KQZ-ja të legalizojë atë që i kërkon ligji, të bëjë tabelën përfundimtare. Ai numërim është i jashtëligjshëm. Ato fletë votimi, qoftë edhe sikur të dalë Rama 200 vota para, për ne përsëri është rezultat i papranueshëm. Rama ka dalë fitues me 10 vota. Pasi ky rezultat ka zbatimin e kërkesave të kodit dhe ka firmat e komisionerëve të 11 ZAZ-ve.
Nëse kjo nuk ndodh?
Ne do të vazhdojmë siç kemi vepruar. Kemi zbatuar të gjitha rrugët ligjore, me gjithë se i kemi konsideruar ato vendime të marrë si antikushtetuese, antiligjore. Shpresa vdes e fundit.
Ne do të vazhdojmë të kundërshtojmë me të gjitha format dhe mjetet demokratike.
Po protestat që bëtë para KQZ-së u erdhën pak njerëz...?
Nuk kishim për qëllim numrin e madh të njerëzve në ato protesta. Nëse do flasim me numër njerëzish Sali Berisha do kishte rënë 200 herë me 200 mijë njerëz që kemi mbledhur në bulevard.
Pra, ju e refuzoni ofertën?
S’ka asnjë ofertë të re Berisha. E gjitha është një demagogji. Hajdeni ju bëni si parlamentarë, por të drejtë s’keni.
(s.g/GSH/BalkanWeb)