Largohen 5 vajza nga qendra e rehabilitimit ne Linze

Zhduken pesë femra nga qendra e rehabilitimit të viktimave të prostitucionit në Linzë. Ato janë larguar gjatë ditës dhe mbrëmjes së të martës, ndërsa autoritetet nuk konfirmonin nëse kishim të bënim me një largim të organizuar të tyre.
Lajmi është konfirmuar për ABC News nga burime të besuara, sipas të cilave mes tyre ndodhet dhe një adoleshente 16-vjeçare nga Gramshi, e cila trajtohej në qendër për shkak të heqjes së kujdestarisë së prindërve.
Vajzat e tjera, kishin përfunduar në qendër gjatë goditjeve që u ishin kryer grupeve të trafikut dhe ushtrimit të prostitucionit.
Për largimin është njoftuar Drejtoria e Policisë së Tiranës si dhe drejtoritë e qarqeve respektive nga vinin vetë vajzat. Policia kreu kontrolle në disa banesa dhe motele, por deri në orët e mbrëmjes së të mërkurës s’ishte gjetur asnjë gjurmë e vajzave.
Largimet nga Qendra e Rehabilitimit janë raste të ndodhura edhe më parë, por në grupime deri në 5 vajza njëherësh është konsideruar diçka e rrallë. Policia dyshon se vajzat të jenë rekrutuar nga ndonjë grup trafikantësh të prostitucionit, ndërsa janë sinjalizuar edhe pikat e kalimit kufitar në rast se do tentohet të largohen jashtë vendit.