E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetimët dalin me dhunë nga shtëpitë

TIRANE-Plot 20 jetimë janë nxjerrë me forcë nga konviktet e Hoteleri Turizmit, në të cilat banonin prej 20 vitesh. Madje ka nga ata që edhe janë martuar dhe kanë krijuar familje dhe kanë si shtëpi një dhomë konvikti. Sipas drejtorisë së konvikteve, ata do të bëjnë një rikonstruksion të godinave ikin nxënësit, ndaj dhe u kanë kërkuar kësaj katego- rie që të lirojnë ambientet. Instituti Kombëtar i Inte-grimit të jetimëve të Shqipërisë, e ka quajtur këtë një veprim flagrant dhe ka kërkuar që shteti të marrë përgjegjësitë.
Me anë të një prememorie, Ilir Çumani, Drejtori i përgjithshëm i “NIFAO OR-FAN” ka denoncuar skanda-lin dhe abuzimet që po bëhen në kurriz të kësaj kategorie. “Familjarë dhe fëmijë jetimë, që në kushte shumë të vësh-tira, banonin prej kohësh në konviktet e Shkollës Teknologjike në Tiranë, u hodhën dje nga shteti e qeveria në rrugë të madhe.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›