Gramozi, në Ersekë guxojnë fitoren me DinamonGramozi ka grumbulluar shtatë pikë në tetë takimet e para. Dinamo ka koleksionuar 20 pikë në tetë ndeshje dhe ka një rekord prej 100 për qind të pikëve në shtëpi.

Rrjetet sociale:
Gramozi e kam marrë shumë seriozisht sfidën me Dinamon, kryesuesen absolute të Kategorisë Superiore. Skuadra kolonjare e drejtuar nga tekniku i njohur Agim Canaj, pas barazimit të bardhë me Kastriotin në javën e 8-të, ka vazhduar përgatitjet e radhës duke sfiduar edhe kohën me reshje në qytetin e Ersekës.
Canaj është shprehur qartë se ndeshja me Dinamon është shumë e vështirë, por fakti që ai i njeh shumë mirë atë ekip, - madje Canaj ka qenë pjesë e suksesit të titullit të 17-të Dinamos, pavarësisht se ishte Ilir Daja ai që e përfundoi kampionatin – do të thotë shumë në synimin e një rezultati pozitivë nga transferua e kryeqytetit.
Lojtarët e Gramozit, të cilët më 21 dhjetor do të përballen në “Qemal Stafa” në një miqësore historike me Realin e Madridit të organizuar nga “Taçi Oil International”, j anë mobilizuar për t’u dhuruar sportdashësve të zjarrtë kolonjarë një fitore historike me Dinamon, parë dhe faktin se me Tiranën humbën në shtëpi 1-0.
Gramozi ka grumbulluar shtatë pikë në tetë takimet e para. Dinamo ka koleksionuar 20 pikë në tetë ndeshje dhe ka një rekord prej 100 për qind të pikëve në shtëpi.
Numri i klikimeve - 1264
E Merkure, 28 Tetor 2009