Dossena në Napoli

Napoli ka transferuar mbrojtësin Andrea Dossena nga gjiganti anglez Liverpool për 5 milionë euro, kanë njoftuar mediat italiane të martën.
Dossena 28 vjeç kishte kaluar në Anfield Road në verën e vitit 2008 por dështoi të adaptohet në futbollin anglez. Pas dominimit të Fabio Aurelios në krahun e majtë të mbrojtjes, Dossena bëri më pak se 20 paraqitje për dy sezone e gjysmë.
Ai ishte në prag të largimit nga Liverpool edhe gjatë verës së vitit të kaluar kur kërkohej nga Juventus.