Molinaro huazohet në Stuttgart

Atletico Madrid ishte duke u përgatitur të mirëpres Cristian Molinaron por shpresat e tyre për transferimin e mbrojtësit të Juventusit ishin shuar nga Stuttgart.
Molinaro ka vendosur të kalojë pjesën e mbetur të sezonit në formë huazimi te Stuttgart. Ai ishte titullar për Juventusin në dy sezonet e kaluara nën drejtimin e Claudio Ranierit por Ciro Ferrara nuk ka treguar besim ndaj tij pas ardhjes së Fabio Grossos nga Lyon në verën e vitit të kaluar.
Molinaro ka kaluar në Stuttgart në formë huazimi për gjashtë muaj por klubi gjerman ka mundësi ta blejë në fund të sezonit.