E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mutu nuk largohet nga Fiorentina

Pas spekulimeve se sulmuesi i Fiorentinës, Adrian Mutu mund të transferohet në Katar, menaxheri i tij Victor Becali ka përjashtuar mundësinë e largimit të futbollistit nga klubi toskan.

Reprezentuesi rumun thuhej se mund të kalojë në Al-Sadd gjatë afatit kalimtar të janarit mirëpo Becali ka insistuar : “Ai është futbollist i Fiorentinës dhe do të mbetet në Firencë. Trajneri i Al Sadd e ka lavdëruar Mutun por kurrë nuk kemi biseduar rreth një transferimi në Katar”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›