Besa “arrogante”, Magani jep doreheqjenTrajneri i Shkumbinit, Gugash Magani, dha doreheqjen pas takimit.

Besa rishfaqi portretin e një pretendenteje të madhe të sezonit 2009-2010, teksa formacioni i Shpëtim Duros fitoi 2-1 në Peqin me Shkumbinin vendas, një takim i ndjekur “live” nga vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe i “survejuar” nga forca të shumta policore. Golat në fitoren e dytë rresht të kavajasve mbajnë firmat e talentit Sokol Cikalleshi në minutën e 3-të dhe të Meglid Mihanit në të 63’, ku i fundit i ndihmuar edhe nga një devijim i topit nga ana e lojtarit të Shkumbinit, Ahmed Mujdragiç. Në minutën e 91-të, Erjon Mustafaraj shënoi golin e nderit për peqinasit, të cilët e mbyllën takimin me dhetë lojtarë pas ndëshkimit më kartonin e dytë të verdhë e rrjedhimisht të kuq të Roland Dervishit. Trajneri i Shkumbinit, Gugash Magani, dha doreheqjen pas takimit.
Presidenti
Takimi u ndoq “live” nga vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Forca të shumta policore “survejuan” ndeshjen e “nxehtë”.
E Hene, 31 Gusht 2009