E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Murinjon e përzunë për faj të Territ"

Nga autobiografia e Klod
Makeleles dalin në pah të
dhëna të reja në lidhje me
lamtumirën e Hoze Mourinjos nga
Çelsi. Në fakt, për mesfushorin
francez, i cili në atë kohë ka luajtur
në radhët e ekipit anglez, "Special
One", u përzu nga Abramoviç për
shkak të një sherri me mbrojtësin
Xhon Terri. Sipas rrëfi mit të
Makeleles, Murinjo, i shqetësuar
nga problemet e vazhdueshme të
shpinës së Territ, vendosi ta linte
jashtë skuadrës për disa ndeshje
në 2007, dhe ndezi kështu irritimin
e mbrojtësit. Abramoviç
përkrahu Terrin dhe përzuri trajnerin
Murinjo.
"Kujtoj se kam marrë lajmin
e lamtumirës së Murinjos nga
Didier Drogba, janë fjalët e mesfushorit
francez në biografi në e
tij. ‘Do të shkarkohet nesër‘, tha ai.
Unë mbeta i befasuar, mendoja se
Murinjo ishte praktikisht i paprekshëm.
Por një ditë pas stërvitjes
në Kobhem ishte gjithçka në kaos.
Kishte fotografë kudo, gazetarë
që dëshironin të fl isnin me mua,
kishte madje edhe helikopterë që
fl uturonin mbi kokat tona".
Makelele tregon se kishte
takuar Riu Farian, përgatitësin
atletik, të cilin e kishte pyetur
nëse ishte gjithçka në rregull.
"‘Jo, jo Klod, zërat janë të vërtetë,
trajneri është shkarkuar‘, më tha
ai, shkruan Makelele. E pyeta
përse dhe më shpjegoi se disa
lojtarë ishin ankuar për të, mbi të
gjitha Terri. Kështu e mora vesh që
Murinjo i kishte thënë kapitenit
se do ta linte jashtë skuadrës për
disa ndeshje, për t‘i dhënë kohë
të rikuperohej nga operacioni në
shpinë, të cilit i ishte nënshtruar
në mes të sezonit të kaluar (në
dhjetor 2006). Xhon i kishte thënë
se ishte në gjendje të luante, por
Murinjo kishte insistuar dhe
kishte lajmëruar se do të luante
me Rikardo Karvajon dhe Aleks në
mbrojtje. Kjo ishte një deklaratë
lufte. Për Xhonin ishte një tradhti".
Pra, sipas Makeleles, "‘Special
One‘ e kishte kaluar kufi rin. Për sa
kohë që ma hidhte fajin mua, Balakut
e Shevçenkos, gjithçka ishte
në rregull, por nëse kishte një të
paprekshëm te Çesli, ai ishte Terri
dhe Murinjo e dinte këtë. Po përse
atëherë ai e merrte përsipër këtë
rrezik? Sepse i kish ardhur në majë
të hundës dhe po kërkonte një
rrugë shpëtimi? - hedh hipotezën
francezi. Si gjithmonë, kur Terri i
foli Kenionit mbi situatën e tij dhe
kërkoi të shitej, Abramovic reagoi
me shpejtësi rrufeje. As që bëhej
fjalë të shitej Xhoni dhe kështu iu
kërkua Murinjos të bënte gati valixhet".
Duhet thënë se deklaratat
e Makeleles u përgënjeshtruan
menjëherë nga Çelsi: "Nuk është
i vërtetë versioni që ai tregon, nuk
pati as edhe një kërkesë transferimi,
madje kapiteni nuk kishte
gisht fare në nisjen e Murinjos, gjë
për të cilën u ra dakord vetëm mes
Hozesë dhe klubit", sqaroi klubi
londinez. "Janë akuza të pabazuara,
deklaruan edhe avokatët e
Territ. Konfi rmojmë se Xhon s‘ka
kërkuar kurrë të shitej".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›