Thaçi nis për vizitë zyrtare në Hungari

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Hungarisë.
“Kryeministri Thaçi do të pritet nga homologu i tij, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, si dhe do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë tjerë shtetërorë të Hungarisë”, bënë të ditur zyra e kryeministrit.
Sipas saj, Kryeministri Thaçi dhe Kryeministri Orbán do t’i drejtohen me nga një fjalë rasti Forumit Ekonomik, që organizohet në Budapest nga Qeveria e Republikës së Kosovës.