E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përcillen në banesën e fundit viktimat e tragjedisë në Itali

LEZHE- Përcillen në banesën e fundit 3 anëtarët e familjes Ndoji dhe Mëlyshi, dy motrat dhe vajza 3 vjecare .Ceremonia mortore është kryer mesditën e sotme në Lezhë, ku morën pjesë të afërm, miq dhe përfaqësues të pushtetit vendor.

Mes dhimbjes anëtarët e dy familjeve u kanë dhënë lamumirën e fundit Rina Melyshit, vajzës së saj vetëm 3 vjece si dhe motrës së saj Ornela Ndoji, 19 vjece.
Viktimat e vrasjes makabre nga kunati i Rinës, Alfred Melyshi u transportuan dje nga Italia, ndërsa janë pritur nga qindra qyetarë të Lezhës.

Tragjedia e rëndë ndodhi pasditen e 1 nëntorit, pas disa debateve te lindura si shkak i mosmarrveshjeve familjare. Ngjarja e rëndë shokoi jo vetëm opinion shqiptar por edhe Italinë.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›