E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gramsh, akomodohen në apartamente të reja 28 familje(VIDEO)

28 familje të cilët ishin banorë të fshatit Kodër Zgjupë të Gramshit janë akomoduar në një pallat të ri në qendër të qytetit të Gramshit. Shtëpitë e tyre ishin të pabanueshme si pasojë e paqëndryeshmërisë gjeologjike të tokës.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ishte në Gramsh ku lajmëroi edhe banorët se tokat bujqësore vijojnë të jenë të tyret për të investuar por pa të drejtë ndërtimi.

Deri në momentin e ndërtimit të apartamente disa familje u mbështetën përmes një programi të veçantë për dhënien e bonusit të qirasë.

Instrumenti për ndarjen e banesave është bërë në bazë të numrit të banorëve.

/rtsh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›