Aeroporti i Kukësit, Balluku: Do të sjellë uljen e çmimeve të biletave!

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka premtuar se vënia në funksionim e Aeroportit të Kukësit ““Zayed – Flatrat e Veriut” do të çojë edhe në uljen e çmimeve të biletave.
Duke folur të mërkurën pas mbledhjes së qeverisë ajo tha se krahas katër destinacioneve, të prezantuara disa ditë më parë, do të shtohen të tjera, duke e bërë këtë aeroport tërësisht funksional dhe konkurues.
“Sot qytetarët shqiptarë mund të fluturojnë drejt Britanisë vetëm me 70 euro dhe më pak”tha zonja Balluku.
Lidhur me Aeroportin e Vlorës që ka filluar nga ndërtimi, ministrja Infrastrukturës dhe Energjitikës tha se ai është mjaft i rëndësishëm për turizmin dhe ekonminë në jug, dhe jo vetëm.
“Aeroporti i Vlorës është një tjetër hap i rëndësishëm. Edhe për turizmin, në jug. Aeroporti së bashku me Tunelin e Llogarasë do të ndihmojnë në zhvillimin e ekonomisë, në këto zona dhe jo vetëm” tha zonja Balluku.