Divjaka me hidrovor të ri, do të garantojë kullimin e 1400 ha toke bujqësore

Në Divjakë është ndërtua një hidrovor i ri, me elektromekanikën e gjeneratës së fundit, i cili do të garantojë kullimin e tokave bujqësore.
Kryeministri Rama ndau sot pamje nga ky hidrovor. “Mirëmëngjes dhe me hidrovorin e ri të Divjakës, i ndërtuar dhe pajisur me elektromekanikën e gjeneratës së fundit, që do të garantojë kullimin në çdo kohë të përreth 1400 ha tokë bujqësore, ju uroj një ditë të mbarë”,- shkruan Rama.
Hidrovori i ri, investim i rëndësishëm i qeverisë shqiptare, do të mundësojë kullimin e tokave në perëndim të Divjakës, buzë lagunës e parkut, kurrë të kultivuara deri tani për shkak të ujërave në një nivel të lartë.