E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, bllokohen 2 komuna nga reshjet e dendura të shiut

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar bllokimin e dy komuna në rrethin e Gramshit. Reshjet e shumta kanë bërë të shtohen prurjet në përrenjtë e zonës dhe bllokimin e rrugëve që lidh komunat Kukur dhe Shenepremte. 

GRAMSH- Reshjet e dendura të shiut në rrethin e Gramshit kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në dy komuna të këtij rrethi. Si pasojë e reshjeve të shumta ka dalë nga shtrati i tij përroi i Linajve, i cili ka shkaktuar edhe bllokimin e komunave Kukur dhe Shenepremte. Lajmi u konfirmua për “News24” nga kreu i komunës Kukur, Luan Kokla, i cili në një lidhje telefonike bëri të ditur se “situata paraqitet problematike, pasi janë bllokuar rrugët që të çojnë në dy fshatrat, si dhe rrezikohet përmbytja një komunë që ndodhet aty pranë. Reshjet kanë shkaktuar dëme të mëdha për banorët, pasi uji u ka hyrë në shtëpi si dhe janë përmbytur parcela të tëra me të mbjella”- u shpreh kreu i komunës Kukur Luan Kokla.
Ndërkohë ai kërkoi ndërhyrjen nga këshilli i komunës për tju ardhur në ndihmë banorëve të dëmtuar. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›