Vlorë, moti i keq shkakton stuhi detare
Moti i keq me reshje shiu dhe stuhi ka goditur bregdetin Jonian, ku dallgët më të fuqishme kanë qenë në gjirin e Vlorës Përkeqësimi i kushtit të motit vjen në një kohë kur bregdeti është i mbipopulluar nga turistë të shumtë.
VLORË- Moti i keq me reshje shiu dhe stuhi ka goditur bregdetin Jonian, ku dallgët më të fuqishme kanë qenë në gjirin e Vlorës Përkeqësimi i kushtit të motit vjen në një kohë kur bregdeti është i mbipopulluar nga turistë të shumtë. Si pasojë e dallgëve të forta disa pushues kanë mbetur në det dhe është dashur ndërhyrja e rojes bregdetare dhë Guardia di Financës për shpëtimin tyre.
Ndërkaq stuhia ka shkaktuar disa dëme në qytezën e Orikumit te disa lokale shumë pranë detit. Deri më tani policia nuk njofton për të zhdukur apo për viktima. Situata mbetet ende e paqartë për dëmet apo për humbje në njerëz, pasi zona është e mbipopulluar nga pushuesit, duke patur parasysh që sezoni turistik ende nuk është mbyllur. (a.r/news24/balkanweb)