Gramsh, breshëriprish të mbjellatbllokon qarkullimin
GRAMSH- Përkeqësimi i motit është shoqëruar dhe me reshje të dendura breshëri në disa fshatra të gramshit. Mësohet se gjatë mbrëmjes së djeshme reshjet kanë vijuar me ndërprerje disa herë, duke krijuar dhe një shtresë prej disa centimetrash në rrugë. Për pasojë sipas fermerëve të zonave janë dëmtuar shumë të mbjella dhe kultura bujqësore të sezonit për shkak të madhësisë së breshërit dhe intensitetit të reshjeve.
Ndërkaq një pjesë e mirë e akseve në këto fshatra kanë patur dhe probleme me qarkullimin e automjeteve. Për disa minuta aksi Gramsh-Kukur ka qenë tërësisht i bllokuar për shkak edhe të rrëshqitjeve të dheut.
(m.a/News24/BalkanWeb)