E Diel, 1 Nëntor 2026

Botërori, Paraguajmposht 2-0 njëSllovaki copë-copë

JOHANESBURG- Paraguaj ka bërë një hap të sigurt drejt kualifikimit, duke mposhtur 2-0 Sllovakinë në grupin F. Skuadra ameriko-jugore e ka patur si një shëtitje këtë takim përballë një prej skuadrave që kanë zhgënjyer më shumë këtë edicion të Kupës së Botës. 

Pas barazimit 1-1 me Italinë, Paraguaj merr fitoren e parë në grup dhe ngjitet në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që në ndeshjen e fundit do të ketë përballë modestët e Zelandës së Re. Ndaj Sllovakisë, dominimi i Paraguajt ka qenë i dukshëm, ndërsa sllovakët nuk e kanë rrezikuar asnjëherë portën e mbrojtur nga Justo Vilar. Enrike Vera gjeti golin e parë për amerikano-jugorët në minutën e 27-të, ndërkohë që më pas në fushën e lojës ka ekzistuar vetëm një skuadër. 

4 minuta para fundit Riveros dyfishoi shifrat, ndërsa gjuajtja e vetme në portë e Sllovakisë u regjistrua në minutën e dytë shtesë, por pa sukses.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rezultatet live ne faqen e FIFA-s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›