E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, djali vrau babain 76 vjecar pas një konflikt

GRAMSH- Ndalohet si i dyshuar për vrasjen e babait në fshatin Lenie të Gramshit, Maksim Hasa. Lajmi bëhet i ditur nga policia e Elbasanit, sipas së cilës viktima Seit Hasa është gjetur me shenja dhune. 

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, kur 76-vjecari u gjet në tokën e tij rreth 500 metra larg banesës. Fillimisht familjarët të cilët gjetën trupin e pajetë menduan se vdekja kishte qënë natyrale, por pas hetimeve policia hodhi pistën e një vrasje të mundshme, ku autori dyshohej brenda familjes. Ende nuk dihet shkaku që mund të ketë shtyrë djalin e tij për të vrarë, por mendohet se mes tyre ka pasur një konflikt.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›