Rrëshqitjet e dherave, bllokohet aksi rrugor Gramsh-Korcë
GRAMSH- 3 komuna në Gramsh janë izoluar tërësisht sot, si pasojë e dëmtimit të aksit që lidh këtë qytet me Korcën.
Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje në këtë aks që lidh 3 komunat me Gramshin. Që prej ditës së djeshme kur nisën dhe rrëshqitjet në rrugë rreth 12 mijë banorë kanë mbetur të bllokuar.
Ndërsa mësohet se as shkollat në fshatrat e komunave Kukur, Kodovjat dhe Lenije nuk kanë zvhilluar mësim, pasi mësuesit nuk kanë mundur të udhëtojnë nga Gramshi drejt tyre.
Ditën e djeshme policia ka lejuar kalimin e automjeteve nën 2 ton, por situata duket se është rënduar gjatë ditës së sotme, duke mos lejuar kalimin e asnjë mjeti cka ka sjellë dhe bllokim total. Në vendngjarje
kanë mbërritur ekspertë nga Drejtoria e mirëmbajtjes së rrugëve në Elbasan, por ende nuk ka nisur ndërhyrja për përmirësimin e situatës.
(m.a/News24/BalkanWeb)