Forumi i Krans Montanës, Topi: Luftë globale terrorizmit
PARIS- Terrorizmi është një sfidë e përbashkët dhe që lufta kundër tij kërkon veprim të përqendruar e global. Me këto fjalë i është drejtuar samitit të rëndësishëm që po mbahet në Paris, të forumit të Krans Montanës presidneti shqiptar Bamir Topi. Presidenti Shqiptar tha se, si vend anëtar i NATO-s dhe aspirues për anëtarësim në Bashkimin Europian, Shqipëria u është bashkuar të gjitha përpjekjeve dhe luftës të vendeve demokratike duke u bërë pjesë edhe e strategjive dhe veprimeve parandaluese ndaj atyre që sponsorizojnë, organizojnë ose kryejnë akte terroriste.
Në kushtet e një krize të përgjithshme finaciare, e cila lëkundi jo vetëm themelet e financave botërore, por edhe besimin ndaj tyre, tha Topi, ne duhet të shqetësohemi dhe të analizojmë efektet e saj politike dhe mbi shtetin e së drejtës, sidomos në vendet në tranzicion. Ky terren i favorshëm për fenomene të jashtëligjshme mund të sjellë aktivizimin e veprimtarisë së grupeve të krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, kryerjen e operacioneve kreditore jolegale, përfitimin e aksioneve të kompanive të lira si dhe pjesëmarrjen në blerjen e pasurive publike apo private. Kështu në këto vende, dhe jo vetëm, krimi i organizuar lehtësisht mund të zotërojë një fuqi të madhe ekonomike dhe politike duke paralizuar gradualisht instrumentat dhe levat e shtetit për të vepruar kundër tij.
(m.a/News24/BalkanWeb)