E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, lumi rrëmben makinën, 2 të vdekur

Katër të afërm po udhëtonin nga Lushnja me një fuoristradë në drejtim të Gramshit, ndërkohë që rrjedha e lumit ka marrë makinën e tyre. Drejtuesi i mjetit, Eduart Kadiu dhe pasagjeri Artan Hysa kanë mundur të shpëtojnë, ndërsa dajë e mbesë, Ilir Mema, 33 vjeç, dhe Elsa Rika, 18 vjeçe, kanë mbetur brenda automjetit duke humbur jetën.  

Mungesa e një ure në lumin e fshatit Sojnik ka detyruar drejtuesin e mjetit të fusë makinën në lumë për të kaluar në anën tjetër të tij. Katër personat që ndodheshin në automjetin me targa të Lushnjes ishin dasmorë që udhëtonin nga Griba në drejtim të Gramshit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›