Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje edhe në Vlorë
Probleme ka patur në bulevardin kryesor të qytetit, Vlorë-Skelë, në vendin e emërtuar "Kombinati", në afërsi të ish-parkut të tregtisë, si dhe në disa lagje periferike. Për rrjedhojë, janë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe të kalimtarëve, të cilët janë detyruar që në mjaft raste të mos dalin nga banesat e tyre.
Përmbytja e zonave të mësipërme, është një dukuri e shpeshtë në qytetin e Vlorës që ndodh sa herë regjistrohen reshje intensive shirash. Ndërkohë mësohet se, reshjet intensive të shiut, të ditës së sotme, nuk kanë krijuar probleme të tjera tek komuniteti i banorëve.