E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë: Digjet banesa, humb jetën kryefamiljari

Kujtim Cena, 30 vjeç, i martuar dhe me tre fëmijë, ka humbur jetën pas ndërhyrjes që ka bërë në përpjekje për të nxjerrë jashtë orenditë shtëpiake.
     
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së komisariatit të Pukës si dhe zjarrfikëset e këtij qyteti, të cilët kanë bërë të mundur edhe nxjerrjen e trupit të viktimës. Ekspertë të policisë dhe të zjarrfikësve po vazhdojnë hetimet rreth shkakut të rënies së zjarrit.

Ndërkohë, flakët kanë shkrumbuar plotësisht edhe një banesë në qytetin e Koplikut në orët e mbrëmjes së djeshme. Burime nga sektori i zjarrfikësve të këtij rrethi, bëjnë të ditur se flakët e zjarrit të shfaqura në mënyrë të papritur kanë arritur të djegin gjithçka që ndodhej brenda godinës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
     
Djegia e kësaj banese mund të jetë shkaktuar si rezultat i shkrepjes së një rrufeje. Tetë pjesëtarët e familjes kanë arritur të dalin jashtë pa pësuar dëme, ndërkohë që  pjesëtarët e komunitetit i kanë ofruar mbështetje kësaj familje.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›