Gramsh, makina del nga rruga, 5 te plagosur
Gjashte persona mbeten te plagosur rende ne dy aksidente rrugore te ndodhura diten e djeshme ne qytetet e Durresit dhe Gramshit. Ngjarja me e rende ka qene ajo e ndodhur ne aksin Elbasan-Gramsh pasditen e djeshme, kur nje autoveture me targa te Gramshit, me pese persona ne bord, doli nga rruga kryesore dhe perfundoi dhjetera metra me poshte duke bere dhe rrokullisje. Udhetare te rastesishem i dhane ndihmen e pare te demtuarve duke i derguar ne spital per mjekim dhe sipas mjekeve, gjendja e tyre megjithese e rende eshte jashte rrezikut per jeten. Shkak dyshohet nje pakujdesi e shoferit dhe lageshtia ne rruge. Ngjarja e dyte ka ndodhur ne rrugen "Ura Dajlanit-Plepa" dhe konkretisht ne vendin e quajtur "Rrota e Kuqe", kur nga perplasja e dy motocikletave tip "Aprilia", ka mbetur i plagosur Luan A., banues ne Durres, i cili ndodhet ne Spitalin Ushtarak ne gjendje te rende shendetesore. Drejtuesi i motocikletes tjeter eshte marre nen hetim nga policia vendore.