E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 85 kg drogë, dy në pranga

Për pasojë, në prangat e policisë ranë shtetasit Elert Novruz Latifi, 20-vjeç, lindur e banues në Shijak Durrës dhe Rigels Agron Kaja, 22-vjeç, lindur e banues në Durrës.

Këto shtetas u kapën në kryqëzimin e Vorës Tiranë, pas një hetimi përreth 3 muaj, i organizuar mbi investigimin e tyre me metoda speciale të hetimit.

Gjatë operacionit për kapjen e tyre, shtetasit kanë bërë një rezistencë ndaj forcave të policisë, duke tentuar të largohen me shpejtësi, me automjetin tip Benz me targa të huaja, duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të policisë.

Pas një ndjekje përreth 15 minuta, forcat e Sektorit të Operacioneve Speciale bënë të mundur bllokimin e automjetit si dhe sekuestrimin e sasisë rreth 85 kg lëndë narkotike e dyshuar Mariuanë. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Rigels Kaja, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe një automatik tip Kallashnikov.

Nga hetimet e kryera deri më tani, lënda narkotike vinte nga fshati i Lazatit Gjirokastër, me destinacion qytetet e Durrësit dhe të Tiranës, e cila më pas do të përdorej për t’u shpërndarë gjatë sezonit turistik veror.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›