Hagë, vendimi i Apelit: Haradinajtë rigjykohet
HAGE- Gjykata e Apelit në Hagë urdhëron rigjykim të ish kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj. Vendimi është marrë dy vjet pasi u lirua nga akuzat për vrasje, përdhunim dhe tortura. Presidenti i Gjykatës Patric Robinson tha se gjyqi ndaj Haradinajt dhe dy ish komandantëve të tjerë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës u pengua nga frikësimi i dëshmitarëve.
Robison tha sot se gjykata “dështoi të vlerësojë gravitetin”e kërcënimit, citon agjencia prestigjioze e lajmeve Ap. Haradinaj u pa të ishte emocionalisht i ftohtë kur gjyqtari urdhëroi rigjykimin.
Në prill të vitit 2008 Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë vendosi se Ramush Haradinaj ishte i pafajshëm dhe u lirua nga të gjitha akuzat.
Prokuroria apeloi vendimin, në të cilin u përfshi dhe rasti i Lah Brahimajt, që u dënua me gjashtë vjet burg. Gjatë seancës së sotme përfaqësuesi i prokurorisë theksoi se dëshmitarët ishin tërhequr për shkak të kërcënimeve.
(s.g/BalkanWeb)