E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-Maqedoni, liberalizohen produktet bujqësore

Shqipëria dhe Maqedonia brenda muajit maj do të realizojnë liberalizimin e plotë të produkteve bujqësore. Lajmi është konfirmuar respektivisht nga ministrat e Ekonomisë së dy vendeve gjatë forumit të Biznesit Shqipëri Maqedoni i mbajtur sot në Tiranë. 

TIRANE- Shqipëria dhe Maqedonie vendosin të rrëzojnë barrierat doganore për produktet bujqësore. E thënë ndryshe, produktet tona do të kalojnë traun e doganave maqedonase pa paguar asnjë tarifë dhe e njëjta gjë do të vlejë edhe për Maqedoninë. Lajmin për liberalizimin e mëtejshëm të tregtisë e kanë dhënë ministrat e Ekonomisë të të duja vendeve gjatë forumit të biznesit shqiptaro-maqedonas.

Por për ekspertët e ekonomisë liberalizimi i plotë i tergtisë me Maqedoninë për produktet bujqësore, do të jetë me humbje për Shqipërinë, kjo për faktin se Maqedonia ka një nivel më të lartë të zhvillimit të bujqësisë se sa ne.

Gjithsesi ekspertët shtojnë se kjo masë mund të kthehet në avantazh për Shqipërinë, në rast se qeveria merr masa konkrete për zhvillimin e bujqësisë dhe orienton tregun drejt rajonit. Nga të dhënat zyrtare rezulton se në fund të vitit 2008, shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë arritën vlerën e 104 milion eurove. Ne realizojmë me Maqedoninë 21 për qind të totalit të eksporteve që kryhen në Rajon dhe 26.1 për qind të importeve. (a.r/news24/balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›