E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumani, ish kryeministri dënohet me 2 vjet burg për korrupsion

RUMANI- Ish kryeministri rumun, Adrian Nastase është dënuar sot nga Gykata e Lartë me dy vjet burg për akuzat për korrupsion, në një proces gjyqësor të monitoruar nga afër nga Bashkimit Evropian.

Nastase, i cili udhëhoqi qeverinë e social-demokratëve nga viti 2000 deri në 2004-ën u akuzua se i kishte marrë buxhetit të shtetit 1,7 milion euro për të financuar fushatën e tij elektorale.

Pesë persona tjerë janë dënuar me gjashtë vjet burg për "abuzim të interesave të publikut". Ish kryeministri, i cili nuk ishte i pranishëm në gjykatë kur u dha vendimi, ka thënë se do të apelojë, duke quajtur cështjen kundër tij të motivuar politikisht.

Nastase, që muajin e kaluar u shpall i pafajashëm në një tjetër rast korrupsioni, përballet me një proces të tretë gjyqësor, ku akuzohet se emëroi ministër pronarin e një firme që i ndërtoi shtëpinë.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›