Liderët e BE arrijnë marrëveshjen për Fondin e Shpëtimit të Eurozonës
BRUKSEL - Do të jetë operativ që në korrik të këtij viti, Fondi i Përhershëm për Shpëtimin e Shteteve, mekanizmi i stabilitetit europian. Liderët e BE-së të mbledhur sot në Bruksel kanë arritur një marreveshje lidhur me këtë mekanizem.
Siç raporton e përditshmja Corriere della Serra, duke cituar vetë zyrtarët pjesëmarrës në takim, traktati i ri që do të rregullojë funksionimin e këtij fondi do të nënshkruhet me vonë.
Ky mekanizem do të mund të financoje shtetet europiane në krizë deri në 500 miliard euro dhe do të zërë vendin e Fondit të Stabilitetit Financiar Europian.
“Marrëveshja është arritur, por traktati do të nënshkruhet më vonë”,- ka thënë një prej burimeve.
Fillimisht ishte menduar që Fondi për Shpëtimin e Shteteve duhej të lindte në janar të 2013-ës, por Gjermania nxiti partnerët e saj që të përshpejtojnë hapat për ti dhënë Bashkimit Europian një mekanizëm më efikas dhe të përhershëm mbrojtje kundër krizës së borxheve që ka goditur ekonomitë periferike të eurozonës.
Ndërsa, sa i përket marrëveshjes së bilancit, Polonia dhe Republika Ceke vazhdojnë të kundërshtojnë pasi nuk janë të kënaqura me rregullat e përcaktuara për pjesëmarrjen e vendeve që nuk janë në eurozonë.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)