Deputetët e "21 Janarit", 118 vota pro heqjes se imunitetit Rozeta Rapushi
Kuvendi hoqi dje, me shumice votash, imunitetin per tre deputetet socialiste Taulant Balla, Tom Doshi dhe Besnik Baraj, duke i lene keshtu Prokurorise se Pergjithshme rruge te hapur per procedimin penal te tyre, per ngjarjet e dhunshme te 21 janarit 2011. Me nje shumice prej 118, pozite-opozite votuan raportin e Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, te prezantuar nga Viktor Gumi, ku kerkohej pranimi i kerkeses se organit te akuzes per heqje te imunitetit. Keshtu, sipas votimit te realizuar ne menyre te fshehte, me 118 vota pro, 8 kunder dhe 2 abstenime, imuniteti iu hoq Taulant Balles. Ndersa Tom Doshit me 116 vota pro, 9 kunder dhe 4 abstenime. Nderkohe qe per deputetin Besnik Baraj pati me shume nga ata kolege te tij, te cilet votuan kunder heqjes se imunitetit. Per te pati 107 vota pro, 19 kunder dhe 1 abstenim. Ashtu sic kishin kerkuar edhe vete me pare tre ligjvenesit socialiste, ata folen nga foltorja e Kuvendit ne lidhje me kerkesen e bere nga Prokuroria e Pergjithshme, por edhe vendimin e Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, qe sugjeroi dhenie autorizimi per fillimin e ndjekjes penale ndaj tyre, me kerkese te Prokurorit te Pergjithshem. Keshtu, te tre socialistet dhane shpjegime rreth demonstrates se 21 janarit, ku gjate fjales se tyre nuk munguan akuzat ndaj qeverise dhe kryeministrit per kater viktimat, ne ate dite. "Stili komunist i fabrikimit te armiqve eshte ende gjalle. Por kryeministri Berisha dhe Lulzim Basha duhet te ishin ketu dhe t'u hiqej imuniteti", u shpreh deputeti socialist Besnik Baraj. Ndersa Tom Doshi beri nje permbledhje te aktivitetit te tij ne 21 janar dhe refuzoi te kete nxitur dhune ne bulevard. Doshi u shpreh se ne ate dite, u perpoq te qetesoje turmen qe u provokua nga policia dhe per kete arsye, ai ishte plagosur edhe vete. Po keshtu, edhe socialisti Taulant Balla, duke thene se imuniteti per te nuk perben asnje vlere perballe zbardhjes se vertete te ngjarjeve te 21 Janarit, kerkoi te votohet per heqjen e imunitetit per te. Por nga ana tjeter, kerkoi qe edhe kryeministri te beje te njejten gje. "Berisha, ne nuk jemi matrioshkat e tua politike. Nuk jemi as ata qe kane lidhje me tragjedine e Gerdecit, as ata qe bejne pazare ne zyre te shtetit me ze dhe figure dhe me pas, per 5 minuta, hedhin poshte ekspertizat shteterore", tha Balla, duke hedhur edhe nje cader ne vendin ku ulet kryeministri ne Kuvend, per te treguar qe kjo ishte "arma" e perdorur ne 21 janar. Kryeministri Sali Berisha nuk ishte i pranishem ne seancen e djeshme plenare.