E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis seanca për zëvendësimin e masës për Ndrea Prendi

TIRANË- Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca gjyqësore me dyer të mbyllura për vlerësimin e masës së sigurisë për  ish-komandatin e Gardës Ndrea Prendi. Prokuroria e Tiranës kërkon ndryshimin e masës së arrestit për ish kryekomandantin e Gardës, nga arrest shtëpie në arrest me burg.

Krahas kërkesës së bërë në Gjykatën e Apelit për prishjen e vendimit të Gjykatës së Tiranës për ish komandatin e Gardës së Republikës Ndrea Prendi, Prokuroria i është drejtuar edhe Gjykatës së Tiranës me kerkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë në arrest me burg.

Mësohet se Prendi nuk ndodhet i pranishëm në seancën gjyqësore dhe përfaqësohet nga avokati i tij Genc Gjokutaj. Kërkesa e bërë nga organi i akuzës në bazë të ligjit duhet të shqyrtohet brenda një afati 5-ditor.

Ndërkaq, konfirmohet senjë kërkesë e tillë nuk është bërë për dy të dyshuarit e tjerë, Margarit Kume, shofer i ish-komandantit të Gardës, apo Armando Kasës, specialist i IT-së në kryeministri, të cilët akuzohen për veprime që pengojnë zbardhjen e së
vërtetës.

Ndrea Prendi, me detyrë komandant i Gardës së Republikës u vu nën arrest shtëpiak pak ditë më parë, pasi nga hetimet njëvjeçare për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit, ai dyshohet të jetë qëlluar gjatë demonstratës dhe njëri prej plumbave të qitur nga pistoleta tip ‘Beretta’ e kalibrit 9 mm dhe me numër P52796Z, ka shkaktuar vdekjen e demonstruesit Faik Myrtaj.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›