Gramsh, rrëshqitje dheu, shemben 5 shtëpi
GRAMSH- Situatë alarmante në fshatin Gribë të Gramshit. Shkon në 5 numri i shtëpive të shembura si pasojë e rrëshqitjes së tokës nga rreshjet e kohëve të fundit. Gazetari ynë në këtë qytet thotë se dy prej shtëpive janë fundosur plotësisht nën tokë. Familjarët e 5 shtëpive kanë mbetur në qiell të hapur.
Vetëm njëra prej familjeve përkohësisht ka gjetur si strehë banimi ambientet e shkollës nëntë vjecare të fshatit kurse 4 familjet e tjera janë mes katër rrugëve.
Komuna brenda të cilës përfshihet fshati Gribë kërkon ndihmë të menjëhershme nga qeveria për të ndihmuar banorët. Sipas të njëjtave burimeve të rrezikuara janë mbi 100 shtëpitë e këtij fshati.
(m.a/News24/BalkanWeb)