E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, shpërthen granata, vdes 9-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Gramsh në fshatin Shën-Mërizë, si pasojë e të cilit një përson ka humbur jetën dhe një i dytë është plagosur rëndë, pas shperthimit te nje granate.

Duke iu referuar detajeve më të fundit për “Ora News” mësohet se dy vëllëzër teksa po luanin me një granatë dore në kasollen e bagëtive, ka bërë që lënda plasëse të shpërthente duke shkaktuar humbjen e jetës së 9 vjecarit E. Nesiti dhe plagosjen e vëllait të tij O. Nesiti 4 vjec, i cili aktualisht eshte shtruar ne spitalin e Gramshit, jashte rrezikut per jeten.

Policia ka mbërritur në vëndgjarje dhe po heton ngjarjen e rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›