E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Greqia drejt Shqipërisë 60-vjecari Kuçi

Ekstradohet nga Athina, Greqi drejt Shqipërisë Gëzim Kuçi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
 

Gjykata e shkallës së parë për Krimet e Rënda, e ka dënuar 60-vjecarin, i njohur ndryshe si Harilla Papa, me 12 vjet burg për kryerjen e veprave penale të "Trafikimit të narkotikëve, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë".

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, është bërë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tone.
Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›