E Martë, 3 Nëntor 2026

Kuçovë/ Aksident në fshatin Kozare, makina përmbyset në rrugë, shpëton mrekullisht shoferi 33-vjeçar

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne (14 gusht) në aksin Kuçovë-Kozare, ku për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi. Makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmbysur, ndërsa shoferi, një 33-vjeçar me inicialet A.H i ka shpëtuar mrekullisht përplasjes. Ai ka marrë disa lëndime, ndërsa është transportuar në Spitalin e Kuçovës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ka qenë një banor i zonës ai që ka njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje, ku edhe po kryhen këqyrjen e vendit të aksidentit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe drejtuesi i saj ka humbur kontrollin gjatë një kthese të fortë në këtë aks rrugor, duke u përplasur me trafikndarësen.

Shpejtësia, por edhe mungesa e ndriçimit dhe sinjalistikës rrugore, ka bërë që mjeti të dalë nga rruga dhe të përmbyset.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›