E Shtunë, 31 Tetor 2026

Granata e dorës shashtris Sukajn e Bulkun

Një ngjarje e pazakontë dhe e paparë ndonjëherë ka ndodhur të mërkurën në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të Azisë, ku po luante ekipi iranian Foolad Sepahan, ku luajnë dy futbollistët shqiptarë Xhevahir Sukaj dhe Ervin Bulku, ndaj atij nga Arabia Saudite, Al Ahli.

Në fakt, njëri nga lojtarët e Sepahanit e gjeti një send të hedhur në fushë dhe e thirri gjyqtarin. Por, të gjithë u frikësuan kur e kuptuan se ajo ishte një mini-granatë dhe shpërtheu pas goditjes së këndit. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua, por frika ishte e pranishme tek të gjithë.

Loja u ndërpre përkohësisht, ndërsa më pas vazhdoi dhe përfundoi baras 0:0. Të dyja ekipet ndërtuan aksione dhe patën raste, por nuk ia dolën të shënonin. Të dyja ekipet do të përballen në mes vete më 2 tetor në ndeshjen e kthimit. Mesfushori Bulku dhe sulmuesi Sukaj u paraqitën në këtë takim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›