E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkojnë fitoren e tretë

Përballja mes Trepçës e Hajvalisë e hap xhiron e gjashtë të Superligës. Mitrovicasit synojnë ta shfrytëzojnë përparësinë e terrenit dhe ta shënojnë fitoren e tretë në këtë kampionat. Por, fitoren e tretë e kërkon edhe ekipi kuq e bardh, me të cilën dëshiron ta ‘mbuloj’ disi humbjen që e pësoi së fundmi nga Hysi.

Ndeshja ndërmjet Trepçës e Hajvalisë, e cila do të zhvillohet të premten në Mitrovicë, e hap xhiron e gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.

Kjo ndeshje pritet të jetë goxha interesante për faktin se të dyja ekipet objektiv të vetëm e kanë fitoren. Aktualisht të dyja skuadrat kanë bilanc të njëjtë të rezultateve. Prej pesë xhirove të zhvilluara, Trepça e Hajvalia i kanë shënuar nga dy fitore, derisa e kanë regjistruar edhe nga një barazim, ndërsa i kanë pësuar nga dy humbje.

Mirëpo, mitrovicasit synojnë ta shfrytëzojnë përparësinë e terrenit dhe ta shënojnë fitoren e tretë në këtë kampionat.

“Nuk do ta kemi aspak të lehtë, pasi për nga cilësia jemi afërsisht të njëjtë të dyja ekipet, për mos të thënë se Hajvalia është më e mirë. Madje, Hajvalia vjen e mobilizuar në Mitrovicë pas humbjes që e pësoi nga Hysi. Kjo do të na vështirësoj punët, por unë besoj në futbollistët e mi dhe në kualitetin e tyre, andaj jam optimistë se do të fitojmë”, tha trajneri i Trepçës, Shefqet Kurti.

Por, ‘Xehetarët’ nuk do ta kenë të lehtë ta arrijnë objektivin, ngase Hajvalia në Mitrovicë do të përpiqet që të shënoj fitore, për ta mbuluar sadopak humbjen e fundit që e pësoi nga Hysi, disfatë ajo që ka shkaktuar zhgënjim të madh në këtë ekip.

“Hajvalia është një skuadër shumë e mirë. Nuk kemi kohë për ta vajtuar humbjen nga Hysi, por duhet t’u qasemi sfidave të radhës, duke filluar nga Trepça. Në atë duel synojmë që me çdo kusht ta nxjerrim një rezultat sa më pozitiv. Në përgjithësi jam i kënaqur me rezultatet e deritanishme, edhe pse kemi mundur të fitojmë më shumë pikë, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm në Mitrovicë”, u shpreh trajneri Emin Bajrami.

Ky takim nis në ora 15:00, dhe është i vetmi që zhvillohet të premten, kurse të shtunën zhvillohen tri ndeshje tjera, ndërsa të dielën dy sosh.

Superliga – Xhiroja e gjashtë

E premte

Trepça – Hajvalia

E shtunë

Prishtina – Trepça ‘89

Ferronikeli – Hysi

Liria – Drenica

E diel

Ll. Kosova – Besa

Vëllaznimi – Drita

Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 15:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›